Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore Durrës, kanë arrestuar sot në flagrancë 2 shtetas, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Arlend Karamani 20 vjeç, banues në Durrës drejtues i mjetit tip Benz, me targa AA 234 IE, është ndaluar nga efektivët blu pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur.
Gjithashtu në lagjen numër 17 të qytetit, policia ka vënë në pranga Flori Trashin 25 vjeç, banues në Durrës, i cili ka qenë duke drejtuar mjetin tip Benz, me targa AA 248 IA, në gjendje të dehur.
Materialet për këta dy shtetas i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt" parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.





