DURRËS, 13 maj 2015 –  Drejtoria rajonale e formimit profesional publik (DRFPP) e Durrësit, njofton se ka certifikuar këto ditë një grup prej 9 vetash në kursin e hidraulikës (në foto), si dhe një grup prej 9 vetash të kursit për arkëtar zyre (në foto), që u trajnuan për dy muaj e gjysmë. Njëkohësisht të flasin me respekt dhe për kursin e paneleve diellore, që drejtohet nga inxh. Fatmir Minguli.

Të jesh 69 vjeç dhe të punosh si i ri, ku e gjen këtë energji dhe kohë inxhinieri, shkrimtari, eseisti, botuesi Fatmir Minguli? E sheh në Kavajë (në fotot poshtë) tek shoqëron për praktikë në Kavajë kursantët e paneleve diellore të DRFPP Durrës, shkruan letërsi dhe eseistikë, organizon një tubim shkrimtarësh, del me familjen… nuk e përshkruan dot këtë njeri të “mbinatyrshëm”, që ka dhe ruan miqësi me mijëra veta. Ish-kryeinxhinier në UMB-në e Shkozetit, ish-kryetar komiteti ekzekutiv të këshillit popullor të rrethit Durrësit (ku përfshihej dhe Kavaja deri në Rrogozhinë), deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Ky njeri, që ka bërë punë të rëndomta për sigurimin e bukës së gojës, është edhe pedagog universiteti dhe drejtues kursi. Fat i madh për ata të papunë që marrin zanat nga një instruktor si Fatmir Minguli, i cili ka botuar për ta dhe një libër me titull “Panelet diellore për ngrohjen e ujit”.

 

 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/