DURRËS, 15 dhjetor 2014 – Të martën, më 16 dhjetor 2014, ora 12.00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak, me këtë rend dite:

Propozim për dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1-30.12.2014.   

Ndihmë ekonomike nga të ardhurat e bashkisë e muajit nëntor 2014 dhe pagesa e paaftësisë e muajit dhjetor 2014.

Miratimi i fondit shtesë prej  8 milionë leke për shpenzime për energjinë elektrike për ndriçim publik për vitin 2014.

Shqyrtimi dhe miratimi i listës emërore të nxënësve dhe studentëve që plotësojnë kriteret ligjore për përfitimin e bursës për vitin 2014-2015.

Përcaktimi i tarifës së biletave të transportit qytetas të udhëtarëve me autobus.

Miratimi i ndryshimit të VKB nr. 173 date 23.12.2013 “Pëer miratimin e strukturës organizative dhe rregullores së brendshme të funksionimit të Bashkisë Durrës”.

Për disa shtesa dhe ndryshime në VKB nr. 169, date 02.12.2013 ”Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Durrësit”, i ndryshuar.

Për miratimin e ndihmës financiare më vlere 8 325 284 lekë për familjet e dëmtuara nga djegiet e banesave dhe përmbytjet nga reshjet e shiut dhe dërgimin e dokumentacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme për vazhdimin e procedurave të mëtejshme.

Pikë shtesë në rendin e ditë: “Krenaria e Qytetit” (pas vdekjes) për Vangjel Tatin.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/