· Bashkëpunim midis biznesit dhe drejtorisë rajonale të formimit profesional publik
1 tetor 2015 – Drejtori i drejtorisë rajonale të formimit profesional publik (DRFPP) Durrës, Mihal Kallojeri tha se, pas një takimi me kryetarin e bordit drejtues Nazif Tivari, biznesmen i suksesshëm i prodhimit të djathit mozzarella, kabineti i kuzhinës u pasurua me pajisje të reja për përpunim e bulmetrave. Tivari bashkëpunon ngushtë me DRFPP-në për kurset profesionale dhe kontribuon për punësimin e kursantëve, tha Kallojeri. Fabrika e qumështit “Mozzarella Italia” ka filluar regjistrimet për kursin e teknikut të bulmetit.
Info
Fabrika “Mozzarella Italia” shpk Shkallnuer u themelua në vitin 1995 nga inxhineri teknolog Nazif Tivari, ekspert me përvojë prej 40 vitesh në industrinë e qumështit. Këtu prodhohen 15 lloje djathërash me teknologji italiane, zvicerane dhe holandeze, duke përdorur fermente bakteriale gjermane Danisco.
/portali DurresLajm/