• Vetëm në dy muajt e parë të vitit 2015 janë regjistruar rreth 90 kursantë në drejtorinë rajonale të Formimit Profesional Publik

DURRËS, 19 shkurt 2015 –  Tregu i punës ka nevojë të madhe edhe për elektricistë, ku shihet mundësia e punësimit të shumë të rinjve.

Më 19 shkurt 2015, në drejtorinë rajonale të Formimit Profesional Publik (DRFPP) të Durrësit u bë certifikimi i një grupi kursantësh për riparimin e pajisjeve elektroshtëpiake. 

DRFPP-ja thotë se kërkesat për këtë kurs dhe atë të instaluesit elektrik janë të shumta, pasi vetëm në dy muajt e parë të vitit 2015 janë regjistruar rreth 90 kursantë. Kjo qendër publike trajnimi është nga më të mëdhatë në vend dhe është e pajisur me kabinete moderne. 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/