Të rinjtë e Durrësit, që prej disa minutash po protestojnë para Drejtorisë së Policisë kanë kërkuar lirimin e shokëve, të arrestuar një ditë më parë.

“Lironi shokët tanë!” ishin thirrjet e të rinjve, të cilët ishin ulur në shesh para drejtorisë dhe efektivëve.

Kreu i FRPD Durrës, Artjon Barjamaj kërkoi që efektivët të mos ushtronin dhunë dhe t’i përmbahen rregullores, pasi dhe të rinjtë nuk do të shkaktojnë akte dhune.

“Nëse ju të parët nuk respektoni rregullat, mos prisni t’i respektojë populli”,- tha Barjamaj.