"Të rrojë Shqipëria", kjo është kënga fituese e festivalit të tretë të këngëve patriotike të zhvilluar në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Durrës.

Në finale performuan 12 shkolla të përzgjedhura nga një juri profesionistësh, të cilat përcollën një repertor të ngjeshur dhe cilësor. Si fituese e këtij aktiviteti u kurorëzua, shkolla 9-vjeçare, 'Vinçens Prendushi' me interpretimin e këngës, "Të rrojë Shqipëria".

Për tre ditë me radhë, 579 nxënësve të 19 shkollave të sistemit  9-vjeçar, publike dhe jopublike, të qytetit të Durrësit kanë performuar me koret e tyre, këngë patriotike në festivalin i cili po kthehet në një traditë të bukur për të gjithë fëmijët e shkollave.

Të organizuar në kore, sipas shkollave përfaqësuese ata janë vënë në garë, duke interpretuar kënge patriotike shqiptare, nëpërmjet të cilave pasqyrohen periudha të lavdishme të historisë së popullit tonë.

Festivali i tretë i Këngëve Korale për fëmijë, i zhvilluar në kuadrin e festave të nëntorit, ka spikatur për përgatitjen serioze.

Për pjesëtaren e jurise, Arjola Sulejmani, përzgjedhja e fituesve vështiresohet vit pas viti, sepse niveli vjen duke u rritur. Ky festival u bë i mundur në sajë të bashkëpunimit me Bashkinë dhe Drejtorinë Rajonale Durrës.

K.H.