Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar para pak minutash në një lokal në lagjen nr 15, në zonën e ish-Kënetës në Durrës. DurrësLajm mëson se pas një sherri banal brenda lokalit midis dy personave, njëri ka qëlluar në ajër me një armë, e cila mendohet se ka qenë e llojit “Shotgun”. Ambienti ku ka ndodhur ngjarja funksionon si bar-kafe dhe si bilardo.

Të shtënat kanë vazhduar edhe jashtë, por për fat të mirë nuk ka të lënduar. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryen hetimet. Në vendin e ngjarjes shihen disa gëzhoja që kanë mbetur në tokë pas të shtënave. Efektivët e policisë po marin në pyetje personelin e lokalit si dhe personat që kanë qenë dëshmitarë.