· Emigrantë që do të kalojnë detin në drejtim të kundërt për të thënë se integrimi është realitet
· “Zbarkimi i anasjelltë” do të fillojë në mbrëmjen e së premtes, 4 shtator 2015, në traget, nga Bari në Durrës dhe Tiranë dhe të dielën do të marrin pjesë në takimin ndërkombëtar “Lutja e Paqes 2015” (6-8 shtator 2015)
4 shtator 2015 – Dje, në fillim të viteve nëntëdhjetë, disa prej tyre arritën në Itali me gomone dhe anije, duke ikur në frikë. Sot, e njëjta gjë, ata vendosën të bëjnë udhëtimin në drejtimin e kundërt. Nga Italia në Shqipëri, për t’u treguar të gjithëve, përtej detit, të mos kenë frikë. Sepse integrimi është i mundur. Siç ka ndodhur me ta në Itali. Por gjithashtu do të shpjegojnë se orvaten të ndalojnë eksodin aktual të madh të emigrantëve, pasi e vetmja mënyrë është të ndërtojmë urgjentisht paqe aty ku ka konflikte, mos e mbyllim sytë për vendet që vuajnë, t’i ndihmojmë të zhvillohen, njofton “santegidio.org”.
Është “zbarkimi i anasjelltë”: një grup i madh emigrantësh dhe ish-refugjatësh, tani “evropianë të rinj”, të integruar mirë në Itali, do të fillojë të premten, në mbrëmje nga Bari me traget në Durrës, dhe më pas në Tiranë, ku të dielën do të hapet takimi ndërkombëtar “Lutja e Paqes 2015”, promovuar nga Komuniteti Sant’Egidio. Atyre do t’u bashkohen në të njëjtën anije, të rinj italianë nga qytete të ndryshme, për dialog dhe bashkëjetesë.
“Ne duam të shkojmë në Shqipëri – tha refugjati afgan Davud-i (Dawood) – për t’i dhënë një mesazh të fortë këtij vendi që ka përjetuar një emigrim masiv në të kaluarën, por tani është model bashkëjetese; ne e dimë se ju nuk mund të ndaloni dot eksodin aktual nga Jugu i botës nëse nuk bëhet asgjë për të ndaluar konfliktet e vazhdueshme. Fetë mund të bëjë shumë për paqen. Ne do të bashkohen me ta, në Tiranë, për të thënë Evropës dhe botës që ne nuk duhet të kemi frikë. Muret janë e kaluara, integrimi është e ardhmja”.
Takimi është në 19.30 në portin e Barit për të hipur në anijen "“Claudia Prima”. Të shtunën, më 5 shtator 2015, në mëngjes , “zbarkimi i anasjelltë” në Durrës, pastaj në Tiranë deri më 8 shtator 2015 për të marrë pjesë në takimin ndërkombëtar “Lutja e Paqes 2015”, ku “evropianët e rinj” do t’u bashkohen mijëra të rriturve dhe “Të rinjve për Paqe”.
Info
Për tri ditë rresht Tirana do kthehet në kryeqytetin e gjithë botës besimtare, si vendi i paqes dhe harmonisë fetare. Paqja, toleranca fetare dhe dialogu do të jenë kryefjala e takimit të 28-të Ndërkombëtar për Paqen, që do të mbahet në Tiranë në datat 6, 7 dhe 8 shtator, në përkujtim të 20-vjetorit të përfundimit të luftës së fundit në Ballkan dhe që organizohet nga Komuniteti Sant’Egidio, në bashkëpunim me Konferencën Ipeshkvnore të Shqipërisë, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe qeverinë shqiptare.
Në aktivitetin “Lutja e Paqes 2015” janë ftuar të marrin pjesë rreth 4 000 persona, mes të cilëve krerë të besimeve fetare botërore (katolikë, ortodoksë, protestantë, myslimanë, hebrenj, zoroastrianë, sikh, budistë dhe shintistë), nga Italia, Gjermania, Franca, Belgjika, Iraku, Izraeli, India, Rusia, Indonezia, Qipro, Japonia, Kina, Australia, e shumë vende të tjera nga Europa, Afrika, Azia e Amerika Latine. Po ashtu janë ftuar të marrin pjesë edhe personalitete të shquara të politikës, personalitete të larta të të gjitha besimeve fetare, historian, filozofë, ekspertë të zhvillimeve ndërkombëtare, përfaqësues të botës akademike, gazetarë, teologë, shkrimtarë të njohur. Në Lutjen për Paqe 2015 janë të ftuar rreth 400 personalitete politike dhe jo vetëm, mes tyre: zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, ministri i Jashtëm italian, ministri italian i Drejtësisë, Sekretari i Përgjithshëm “Besime për Paqen” Japoni, zëvendësministri i Bashkëpunimit dhe Zhvillimit nga Gjermania, ministri i Punëve të Jashtme nga Salvadori, ish-president i Komisionit Europian, Romano Prodi, etj.
Ceremonia e Inaugurimit do të mbahet në Pallatin e Kongreseve, pas së cilës ndjek dita e dytë me panele të ndryshme rreth zhvillimeve ndërkombëtare. Përmes dialogut dhe promovimit të paqes i kundërvihemi dhunës me propozime konkrete dhe të realizueshme, tematika e të cilave do të diskutohet në panelet e organizuara me rastin e këtij eventi. Propozimet konkrete do të jenë për t’u thënë “Ndal!” konflikteve në botë. Propozimet konkrete do të vijnë nga vendet në konflikt si Siria, Iraku, Nigeria, Mindnao (Filipinet) dhe Libia. Aktivitete me të rinjtë do të pasurojnë këtë event me tematikë “Nuk ka të ardhme pa Paqe!”. Dita e tretë do të shpallë Apelin për Paqen në të gjithë botën, ku secili nga pjesëmarrësit është i ftuar ta nënshkruajë. Mbjellja e pemës së parë të Paqes nga të gjithë krerët e besimeve fetare do të mbyllë eventin.
/th. m. portali DurresLajm/





