·        Preventiv i fryrë apo fituesi (pa e paragjykuar) do të “kursejë” 3 917 408 lekë në kurriz të cilësisë

DURRËS, 12 maj 2014 – Një tender bashkiak që fitohet me 60 për qind të fondit limit, një preventiv i fryrë apo “kursim: në kurriz të cilësisë?

Mes 9 firmave të ndërtimit që konkurruan në tenderin e bashkisë së Durrësit për rikonstruksion dhe rehabilitim të hapësirave në lagjen nr. 9 pranë muzeut të Dëshmorëve, që u zhvillua më 18 prill 2014, komisioni shpalli fitues një bashkim operatorësh në Kamëz, rruga kombëtare Kamëz – Fushë-Krujë, kthesa e Valiasit, nr. 1, Tiranë.

Është interesante që fondi limit i investimit nga të ardhurat ishte 9 998 378 lekë, kurse firma e renditur në vendin e parë ofroi 6 080 970 lekë, ose 60.8 për qind e preventivit të parashikuar nga bashkia, duke i kursyer kësaj njësie të qeverisjes vendore 3 917 408 lekë, ose 33 680 lekë më tepër se firma e renditur e dyta.

Shtrohet problemi nëse këtu kemi të bëjmë me preventiv të fryrë ose firma fituese (pa e paragjykuar) do të “kursejë” në kurriz të cilësisë.

Këtë e themi për faktin se firma e renditur e teta ofroi një vlerë  8 199 037 lekë (82 për qind të limitit), kurse e firma e nëntë, e fundit, ofroi një vlerë 8 570 250 lekë (85.7 për qind të fondit të miratuar nga bashkia).

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/