Para pak ditësh është zhvilluar derbi i basketbollit mes Teuta Basket dhe Goga Basket. Takim ky i luajtur në ambientet e pallatit të sportit “Dhimitraq Goga”.

Por sipas klubit Goga, një ngjarje e pahijshme ishte sjellja e presidentit të Teuta Basket, Arqile Goreja. Ky i fundit, sipas klubit Goga i ndodhur aty nën efektet e alkoolit dhe nën presionin e humbjes së titullit vitin e kaluar, titull i fituar nga kundërshtarët e Goga Basket, ka tentuar të sulmojë fizikisht të pranishmit.

"Goreja ka ofenduar rëndë tifozët dhe ka pritur për të kërcënuar dhe arbitrat të cilët nga ai moment janë ndodhur nën presion. Vetëm ndërhyrja e forcave të sigurisë ka qetësuar gjakrat. Teuta ka fituar me merite, por sjellja e presidentit ka qene e pahijshme.Për këtë gjë, bordi i Goga Basket është mbledhur për të shqyrtuar situatën dhe ka dalë në një konkluzion përfundimtar. Presidenti i klubit Teuta Basket, Arqile Goreja është shpallur person “i padëshirueshëm” në pallatin e sportit që administron Goga Basket", thihet në postimin e akademisë Goga Basket.

Në vendimin e bordit drejtues nënvizohet se duhen marrë masa që këto sjellje ofenduese, fyese dhe denigruese të mos ndodhin në ambientet sportive, ndërkohë që njoftohet se "si kompensim, edhe presidenti i Goga Basket nuk do të shkojë në ambientet e pallatit të sportit në Durrës gjatë ndeshjeve të kthimit".

Në fund, drejtuesve të Federatës së Basketbollit u kërkohet që të bëhet më tepër kujdes në situata të ngjashme.

Statusi i plotë i akademisë sportive Goga Basket:

Bordi drejtues i Akademisë Sportive Goga Basket, i mbledhur sot, për të analizuar veprimet ë pahijëshme të Presidentit te O.J.F.-së Teuta Basket, të demostruara në derbin e dites së shtunë, datë 19 tetor 2019, në pallatin e sportit ‘Dhimitraq Goga’ verejti se:
Presidenti i subjektit O.J.F.-së Teuta Basket, Arqile Goreja, të cilit nuk i ka dalë ende e inati i humbjes së titullit Kampion, sezonin e kaluar, përballe Goga Basket, dje kreu disa akte rrugaçërie gjatë derbit Goga Basket – Teuta Basket që përfundoi me fitoren e merituar me një pikë diferencë të Teutës, për të cilën e përgezojme. Gjatë zhvillimit të ndeshjes, në pjesën e parë, ku skuadra e Teutës ishte në disavantazh deri në 10 pikë, ai provokoi duke fyer e kërcenuar Sekretarin e Federatës Shqiptare të basketbollit në publik dhe në distancë dhe tre arbitrat gjatë zhvillimit të ndeshjes. Pas perfundimit të pjesës së parë ky person tentoi të futej në dhomat e zhveshjes së arbitrave dhe vetëm ndërhyrja e policisë private ‘Sicurity One’ dhe asaj të shtetit bëne të mundur ndalimin e një konflikti fizik të tij me arbitrat.
Akti me i rende eshte kur ky person futet sërisht në fushë para fillimit të pjesës së dytë, ku i pret arbitrat të dalin nga dhomat e zhveshjes dhe i kërcënenon duke i ofenduar dhe kërcënuar .
Në përfundim të ndeshjes, ky person, dukshën nën efektin e alkolit, hyn në fushë dhe kthehet nga tifozeria e urtë durrësake e Goga Basket, ku pjesa dërrmuese ishin gra dhe femijë, duke i perçmuar e fyer dhe provokuar rënde për konflikt fizik meshkujt që i shoqeronin.
Duke patur parasysh rrezikshmërinë e larte shoqerorë të këtij personi, për të ndezur një konflikt midis dy grupimeve tona sportedashese qe, keq e mire po ruajne ende ekuiliber pa rene preh e deshirës së ketij personi për te patur një konflikt, duke vërejtur paaftësinë e Federatës dhe gjyqtarëve për të urdheruar largimin e tij nga aktiviteti dhe aktivitetet (minimumin që duhet të kishin bërë arbitrat ishte të urdheronin policinë ta nxirrte jashtë, por i mirkuptojme pasi u terrorizuan nga klima), Akademia Sportive Goga Basket si pronare e vetme e pallatit te sportit Dhimitraq Goga dhe përgjegjëse e organizimit të veprimtarisë në këtë pallat sporti, vendosi të shpallë “të padëshirueshëm“ Presidentin e O.J.F.-së Teuta Basket, e të mos lejojë prezencën e tij përgjithmonë në pallatin tonë të sportit dhe çdo tentativë e tij për të hyrë me forcë do të marrë përgjigjen e merituar.
Nderkohe per fair play sportiv dhe Presidenti i Akademise Sportive Goga Basket nuk do të shkojë në pallatin e sportit në Durrës.
I kerkojmë ndjesë F.SH.B.-së dhe arbitrave të takimit që nuk arritëm ta ndalojmë kete person problematikë në veprimtarinë e tij antisportive, përçarese e denigruese për figurat e sportit e vete këtë sport të bukur, të cilit stafi dhe administratorët e Goga Basket po i dedikohen për të mirën e komunitetit dhe të qytetit tonë të dashur.
Akademia Sportive Goga Basket zotohet se ngjarje të tilla nuk do të përsëriten në fushën e saj dhe e inkurajon Federatën e Basketbollit dhe Kolegjin e Arbitrave të marrin vendimet e duhura, pasi është detyra e tyrë mbarvajtja e ndeshjeve dhe largimi apo menjanimi i personave problematik e jo më të dehur nga ambientet ku zhvillohet aktiviteti, në mënyrë që të mos tolerojnë askënd që sillet në mënyrë të pahijshme dhe aspak normale në ambjente sportive.