DURRËS, 1 tetor 2013 – Vazhdojnë sulmet ndaj vagonëve hekurudhorë me qymyr, pas trenit ndërkombëtar në Laç, u bë shënjestër edhe në Durrës. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit njofton se më 30 shtator 2013 ka bërë kallëzim në polici shtetasi L. D., 46 vjeç, banues në Durrës, kryetar  i trenit të qymyrit të linjës Durrës-Elbasan për grabitje malli në tren. Hekurudhori deklaroi se më 29 shtator 2013, rreth orës 12.30, gjatë transportit të një sasie të konsiderueshme qymyr guri, në vendin e quajtur “Baza e Hekurudhës” në Shkozet, disa persona të paidentifikuar kanë hipur në vagonët e trenit, kanë hapur spontet e, për pasojë, është shkarkuar një sasi prej 500 kg qymyr, i cili shërben për furra industriale. Pasi kanë parë kryetarin e trenit, personat në fjalë janë larguar pa mundur të marrin qymyrin. U kryen veprimet e para hetimore dhe po punohet për identifikimin e kapjen e tyre.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/