Një 46-vjeçar nga Kosova ka përfunduar në prangart e policisë, pasi ka tentuar të kaloj kufirin nga porti i Durrësit me dokumente false.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, shtetasin F. H., 46 vjeç, banues në Kosovë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Port Durrës, në tentativë për të kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara.”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





