DURRES – Vritet një kambist në zonën e Plazhit. Policia e Durrësit bën të ditur se një 46 vjeçar, Fatmir Kortarja, me profesion kambist është qëlluar pak më parë në lagjen nr.13 të qyetetit bregdetar, në sektorin Iliria.

Policia bën të ditur se kambisti ka mbetur i vrarë gjatë një tentative grabitjeje. Kortarja ka bërë rezistencë ndaj grabistësve dhe kjo i ka kushtuar atij jetën. Blutë e Durrësit po punojnë për të zbardhur ngjarjen e rëndë dhe për të bërë identifikimin dhe kapjen e autorëve të krimit.

(VIJON)