Durrës, 25 gusht 2014 – Një 35 vjeçar është arresuar në flagrancë, gjatë kohës që ka qenë duke tentuar të kalonte në mënyrë të jashtëligjshme dy persona në Itali.
Në pranga ka rënë shtetasi Sali Dalipi, i cili në Terminalin e Përpunimit të Pasagjerëve në Portin e Durrësit, ka tentuar të ndihmojë për të kaluar në mënyrë të kundraligjshme për në Itali dy qytetarë kosovarë, gjatë fundjavës.
Policia thotë se Dalipi ka tentuar të kalojë në shtetin Italian shtetasen S.K. me pasaportën portugeze dhe një leje qëndrimi zviceriane në emër një shtetaseje portugeze.
S.K. ka pasur me vete edhe djalin e saj R.K., 6 vjeç, i cili ka qenë i pajisur me një pasaportë serbe dhe një leje qendrimi zviceriane në emër të një qytetari tjetër.
Materialet iu kaluan Prokurorisë Rrethit Durrës per veprën penale të ”Dhënies ndihmë për kalim të paligjshem kufiri“ për Sali Dalipi dhe “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” për S.K.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





