Durrës, 29 maj 2014 – Tenton të vetëdigjet me benzinë një 64 vjeçar para Pallatit të Kulturës, në qendër të qytetit të Durrësit. Ngjarja e rende u regjistrua rreth ores 16.00. 

Personi është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë. Sipas policisë bëhet fjalë për një person që duket se vuante nga probleme mendore. Ke qene nje kalimtar i rastit qe e ka ndihmuar 64 vjeçarin të shuante flaket.   

Policia bën të ditur se personi qe tentoi t'i jepte fund jetes eshte 64 vjeçari H.R, person me probleme mendore. Grupi hetimor po punon per te zbardhur arsyet që e shtynë të moshuarin te ndërmerrte këtë veprim.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/