Rastet e vetëvrasjeve të të rinjve në vendin tonë janë bërë të shpeshta kohët e fundit, duke u kthyer në një fenomen tronditës për familjet shqiptare. I fundit vjen nga Durrësi, ku një adoleshente ka tentuar t’i japë fund jetës duke pirë helm.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Fermë, Xhafzotaj, ku shtetasja S.M., 17 vjeçe është vetëhelmuar në banesën e saj, duke pirë ilaçe helmuese kundër parazitëve.
Për pasojë, adoleshentja ndodhet në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, në gjendje serioze për jetën.
Vetëm pak ditë më parë, një studente 20-vjeçare nga Tirana, Klea Shyti, u vetëvra duke u hedhur nga kati i 11-të i një pallati shumëkatësh në kryeqytet, ngjarje kjo që tronditi mbarë opinionin publik.
S.L.





