Durrës, 31 korrik 2014 – Asllan Patrioti, kryetari i shoqatës së ish të përndjekurve politikë të Durrësit ka tentuar të vetëvritet në gjykatë.

Mësohet se Patrioti ka konsumuar një sasi ilaçesh ne sallen e gjyqit dhe më pas është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit.

Patrioti është arrestuar pak kohë më parë për “Mashtrim” dhe ndodhej në ambientet e paraburgimit në pritje të nisjes së procesit gjyqësor ndaj tij. Ai kerkonte qe masa e sigurise ndaj tij te ndryshonte ne "Arrest Shtepie" per shkak te problemeve shendetesore me te cilat perballet.

Patrioti, kryetar i shoqatës së ish të përndjekurve politik, Durrës dhe ish koordinatori i grevës së urisë së dy viteve më parë të ish të burgosurve politikë akuzohet së bashku me shtetasin Arben Shezi, se kishin arritur të mashtronin shtetas të ndryshëm të cilët i pajisnin me dokumenta të ndryshme për të aplikuar për të shkuar në Kanada, SHBA, Britaninë e Madhe dhe Belgjikë me dokumenta me mbishkrimet “CBI”, “ANTITEROR”, “ANTIMAFIA” etj.

Pas mbërritjes së këtyre shtetasve në  destinacion ata do të pajiseshin me dokumenta “vërtetim anëtarësie pranë Shoqatës për Integrimin e të Përndjekurve Politikë Durrës, përkundrejt shumave që variojnë nga 3000 deri në 8000 mijë euro. Ai akuzohet gjithashtu se fuste në listat e strehimit persona me dokumenta te falsifikuara që të përfitonin banesa sociale. 

Gjatë operacionit policor “Mashtruesit”, që çoi pas hekurave Patriotin, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një sasi të konsiderueshme dokumentesh të falsifikuara, si distiktivë me mbishkrimet e CBI-së, dokumenta me mbishkrimet ANTITERROR, 80 dokumenta identifikimi të personave të ndryshëm personash te tjera si dhe 40 vertetime nga Shoqata për Integrimin e të Përndjekurve Durrës.

Rreth një muaj më parë, gruaja e Patriotit, një shtetase rume, u bë protagoniste në media, pasi mjekët e spitalit rtajonal ngritën shqetësimin që bashkëshortja e Patriotit duhej të largohej nga ambientet spitalore, pasi qëndronte aty prej rreth një viti. 

Ne seancen gjyqesore kur iu dha masa e sigurise "Arrest me burg" avokati mbrojtes i Patriotit kerkoi nje mase sigurie me te lehte, pasi Patrioti kishte bashkeshorten te semure. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/