Durrës, 3 qershor 2014 – Një 27-vjeçare me iniciale A.GJ, nga qyteti i Durrësit ka tentuar të kryejë vetëvrasje duke u hedhur nga kati i katërt i banesës. Ngjarja ka ndodhur në orën 01: 20 minuta, në lagjen 17 të qytetit të Durrësit.

Sipas policisë 27-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit bregdetar, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për veprimin gruaja e re e ka kryer pas konflikteve me bashkëshortin.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të zbuluar motivin që e shtyu gruan e re të ndërmerrte aktin ekstrem.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/