Tentativa për t’i dhënë fund jetës me fotoksinë ka rezultuar fatale për një 58-vjeçar nga fshati Rrushkull, në Durrës.
Shtetasi R.R. ka pirë fotoksinën, ndërsa ishte në shtëpi dhe megjithë tentativën e familjarëve për t’i shpëtuar jetën, ai ka mbyllur sytë në spitalin e Durrësit.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, ndërsa policia po heton për shkaqet që e shtynë 58-vjeçarin ndaj aktit ekstrem.





