· Ngjarja sizmike ka ndodhur në mes të katërkëndëshit të rrugëve “Myftinia e Vjetër” (veri), “Shoqata ‘Durrësi’” (jug), “Pjetër Dungu” (perëndim) dhe “Princ Vidi” (lindje), afër një shtëpie
· brenda dy orë e 43 minuta, nga 7 deri në 9 e 43 minuta, janë regjistruar 9 tërmete nga ata mesatarë (4,2 dhe 4,1 ballë) deri në tejet të vegjël (2,6, 2,7, 3,9 ballë), brenda në qytet, në det dhe në fshatrat nga Maminasi, në Vadardhë deri në Sukth e Katund të Ri
· Fatmirësisht, njoftohet vetëm për panik, por jo për viktima dhe dëme materiale.
· Prindër të alarmuar kanë marrë fëmijët nëpër shkolla.
· Raportohet se dukuria tektonike është ndier edhe në rrethina të Tiranës, Krujës, Kurbinit.
DURRËS, 20 tetor 2014 –Tronditet Durrësi nga lëkundje mesatare toke, teksa brenda dy orë e 43 minuta, nga 7 deri në 9 e 43 minuta, janë regjistruar 9 tërmete nga ata mesatarë (4,2 dhe 4,1 ballë) deri në tejet të vegjël (2,6, 2,7, 3,9 ballë), brenda në qytet, në det dhe në fshatrat nga Maminasi, në Vadardhë deri në Sukth e Katund të Ri. Gjithsesi, media të ndryshme, për t’i shtuar “peshën” lajmit, kanë folur për tërmete me magnitudë 5 ballë të rëna në Gjirin e Lalëzit, kurse për orët i janë referuar kohës së Londrës që është një orë mbrapa asaj të Shqipërisë.
Tërmeti parë i orës 7 dhe 17 sekonda, sipas Departamentit të Sizmologjisë së Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në Universitetin Politeknik të Tiranës, ka pasur një forcë 4,2 dhe ka rënë në qytetin e Durrësit, në koordinatat 41.34° V, 19.45° L, me epiqendër në thellësinë 10 km (shih etiketën e hartës nr. 1, ku ora 6 e 17 sekonda jepet me atë të Grinuiçit, foton satelitore të krejt qytetit, shigjeta e gjelbër). Duke qenë se kemi të bëjmë me tokë torfë, të paqëndrueshme, kjo dukuriu tektonike perceptohet si 5 ballë të shkallës Rihter. Nisur nga koordinatat, “Dyrrah”-u ka gjetur me google earth se ngjarja sizmike ka ndodhur në mes të katërkëndëshit të rrugëve “Myftinia e Vjetër” (veri), “Shoqata ‘Durrësi’” (jug), “Pjetër Dungu” (perëndim) dhe “Princ Vidi” (lindje), afër një shtëpie (shih shigjetat e gjelbra në hartën nr. 2 dhe foton satelitore). Fatmirësisht, burime zyrtare nga institucioni i Prefektit të qarkut flasin vetëm për panik, por jo për viktima dhe dëme materiale. Sipas prefektit Roland Xhelilaj, nuk ka pasur urdhër për ndërprerje mësimi, përveç ndonjë rasti me nismën e drejtuesve të shkollave. Por kanë qenë prindër të alarmuar që kanë marrë fëmijët nëpër shkolla. Raportohet se lëkundje të lehta janë ndier edhe në rrethina të Tiranës, Krujës, Kurbinit.
Info/ Radha e tërmeteve sipas Departamentit të Sizmologjisë së Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në Universitetin Politeknik të Tiranës. Etiketat mbi hartë janë me orën e Londrës, Grinuiçit.
Ora: 6:00:17 (koha e Londrës, Grinuiçit) ose ora 7:00:17 (koha e Shqipërisë+1 orë), forca me magnitudë M=4.2, Durrës, koordinatat 41.34° N, 19.45° E, thellësia: 10 km.
Ora: 6:17:02 (koha e Londrës, Grinuiçit) ose ora 7:17:02 (koha e Shqipërisë+1 orë). Forca me magnitudë M=2.6. Deti Adriatik 5 Km Jug-Perëndim Durrës, koordinatat 41.25° N, 19.46° E, thellësia: 7 km.
Ora: 6:20:21 (koha e Londrës, Grinuiçit) ose ora 7:20:21 (koha e Shqipërisë+1 orë). Forca me magnitudë M=2.8. Deti Adriatik 4 Km Jug-Perëndim Durrës, koordinatat 41.29° N, 19.43° E, thellësia: 7 km.
Ora: 6:26:50 (koha e Londrës, Grinuiçit) ose ora 7:26:50 (koha e Shqipërisë +1 orë). Forca me magnitudë M=3.9. Durrës, koordinatat 41.36° N, 19.48° E, thellësia: 11 km.
Ora: 6:29:31 (koha e Londrës, Grinuiçit) ose ora 7:29:31 (koha e Shqipërisë +1 orë). Forca me maginutudë M=2.7. Deti Adriatik 6 km Jug-Perëndim Durrës, koordinatat 41.31° N, 19.42° E, thellësia: 7 km.
Ora: 6:31:38 (koha e Londrës, Grinuiçit) ose ora 7:31:38 (koha e Shqipërisë +1 orë). Forca me magnitudë M=2.6. 11 Km Veri-Lindje Durrës, koordinatat 41.37° N, 19.59° E, thellësia: 7 km.
Ora: 7:15:05 (koha e Londrës, Grinuiçit) ose ora 8:15:05 (koha e Shqipërisë +1 orë). Forca me magnitudë M=4.1. 5 Km Veri Durrës, koordinatat 41.37° N, 19.53° E, thellësia: 12 km.
Ora: 7:39:13 (koha e Londrës, Grinuiçit) ose ora 8:39:13 (koha e Shqipërisë +1 orë). Forca me magnitudë M=3.7. Sukth,12 km Veri-Lindje Durrës, koordinatat 41.4° N, 19.56° E, thellësia: 18 km.
Ora: 8:43:29 (koha e Londrës, Grinuiçit) ose ora 9:43:29 (koha e Shqipërisë +1 orë). Forca me maginutudë M=3.1. Katund i Ri, 11 mm Veri-Lindje Durrës, koordinatat 41.41° N, 19.54° E, thellësia: 13 km.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





