DURRËS, 7 korrik 2014 –  Gjirit të Lalëzit nuk po i ndahen tërmetet, kështu 5 km në perëndim të fshatit turistik “Lura”, në pasditen e fillimjavës, brenda në det u ngritën dallgë të mëdha dhe u ndien lëkundje të lehta në vila.

Departamenti i Sizmologjisë i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në Tiranë ka raportuar për një ndodhi tektonike në detin Adriatik, më 7 korrik 2014, ora 15:24:35 (ora e Shqipërisë + 2 GMT) ose 13:24:35 GMT, në koordinatat 41.5°V, 19.46°L, 20 km në vijë ajrore në veri të qytetit të Durrësit (shih etiketën në hartë, pika blu).

Dukuria sizmike ka pasur një magnitudë 2.9 të shkallës Rihter, me epiqendër në thellësinë 26 km.

Nuk ka njoftime zyrtare për viktima dhe dëme materiale, por dëshmitarë në zonën e Gjirit të Lalëzit raportojnë se 5 km në perëndim të fshatit turistik Lura (shih foron satelitore, pika e kuqe) janë parë të ngrihen dallgë të larta në det dhe lëkundje u ndien deri në Lezhë, Mamurras, Fushë-Krujë, Ishëm, Sukth, Manzë, Maminas dhe Shijak.

Po ashtu, në orën 17:32:19 dhe 18:48:37 (ora e Shqipërisë + 2 GMT) tërmetet janë zhvendosur në Veri të vendit, 12 km në perëndim të qytetit të Bajram Currit, në kufi me Kosovën.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/