DURRËS, 21 janar 2014 –“Dallë e frikshme në Adriatik si në filmat me sërf”, kanë raportuar dëshmitarë okularë në bregdetin e Golemit në pasditen e dimrit me fortunal të 21 janarit 2014. Lartësia e dallgës ishte mbi mesataren dhe mbajti një çast. Disa banorë të rrallë të rezorteve të Golemit kanë ndier dhe ndonjë tronditje të lehtë në dhoma. Vetë zona e Golemit ka ndier lëkundje të lehta paraditen e 21 janarit 204. Në radën e jashtme të portit të Durrësit, për fat të mirë, nuk ka pasur anije. Nga ana tjetër, rrjeti sizmologjik shqiptar ka regjistruar një tërmet të lehtë në det, me forcë 2,5 ballë, me epiqendër në thellësinë 14 km. Dukuria tektonike ka ndodhur ora 11:45:16 (GMT) ose 12:45:16 (koha e Shqipërisë plus 1), 7 km në vijë ajrore në jug të qytetit të Durrësit në koordinatat 41.24°V, 19.46°L (shih etiketën e hartës, pika e kuqe, koha jepet sipas Londrës, duke i shtuar një orë sipas kohës së Shqipërisë). Në hartën e sizmologjisë në të njëjtat koordinata është dhe një pikë blu, që tregon se aty ka rënë më 20 janar 2014 tërmet tjetër. Pika e lokalizuar e tërmetit të 21 janarit 2014 është 8 km në vijë ajrore me bregdetin e Golemit (shih hartën, pika e kuqe).

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/