DURRËS, 24 janar 2014 –  Rrjeti sizmologjik shqiptar ka regjistruar një tërmet të lehtë në qarkun e Durrësit, pikërisht në një zonë fushore, 4 km në jug të fshatit të Thumanës, në afërsi të Borizanës dhe Dervenit në rrethin e Krujës. Dukuria tektonike ka ndodhur të shtunën, më 24 janar 2015, në orën 5:56:39 të mëngjesit (ora e Grinuiçit) ose 7:56:39 (ora e Shqipërisë +2 GMT), në koordinatat 41.53° V, 19.69° L, 500 metra në lindje të linjës së tensionit të lartë. Ngjarja sizmike ka pasur një magnitudë 2.5, me epiqendër në thellësinë 4 km. Ndonëse i lehtë, tërmeti është ndier në rrethet e Krujës, Kurbinit (epiqendra ka qenë 15 km larg pompave të Ujësjellësit të Durrësit në Fushë-Kuqe), komunën e Ishmit, bashkitë e Manzës dhe Sukthit të rrethit të Durrësit. Nuk ka njoftime zyrtare për viktima apo dëme materiale.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/