TIRANË, 19 shtator 2013 – Dukuritë tektonike zhvendosen drejt perëndimit të vendit, në bregdet, në zonën e qarkut të Durrësit. Rrjeti sizmologjik shqiptar ka njoftuar më 19 shtator se një ditë më parë, më 18 shtator 2013, ora: 11:5:16 GMT ose ora 13:5:16 (koha verore e Shqipërisë +2, ka regjistruar lëkundje toke me magnitudë M=2.8, epiqendër në thellësinë 6 km. Departamenti i sizmologjisë i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit lëkundjet i ka lokalizuar në fshatin Katund i Ri, qendër administrative e komunës me të njëjtin emër në rrethin e Durrësit në koordinatat 41.4°V, 19.52°L (shih etiketën në hartën nr. 1, pika blu). Sipas koordinatave me google earth ngjarja sizmike ka ndodhur në fushë afër një banese (shih foton, shigjeta e gjelbër), në fshatin Katund i Ri në veriperëndim të qytetit të Durrësit (shih hartën nr. 2, pika e kuqe). Pushteti vendor dhe institucioni i Prefektit të Qarkut Durrës nuk kanë dhënë njoftim zyrtar as për lëkundje toke as për viktima apo dëme materiale.

Info

Komuna e Katundit të Ri ka në përbërje fshatrat Jubë, Katund i Ri, Qerret, Fllakë, Sukth i Ri, Erzen, Bisht-Kamëz, Rinia, Adriatik.

 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/