DURRËS, 3 prill 2014 –  Drejtoria Arsimore Rajonale Durrës filloi përzierjen  e “gurëve të dominosë”.

U startua nga shkolla e mesme e përgjithshme “Leonik Tomeo”.

Nëndrejtorja e shkollës zonja Aurora Prevazi (Balliu), u lirua nga detyra dhe u transferua si mësuese e thjeshtë në shkollën e mesme “Naim Frashëri.

Mësuesja e matematikës Doriana Daci u transferua në shkollën e fshatit Shënavlash të Rrashbullit.

Mësuesja e matematikës Mira Qesja u transferua në shkollën e mesme të përgjithshme “Olsi Lasku” në Shkozet.

Mësuesja e fizikës Eda Kacmoli u transferua në shkollën nëntëvjeçare “Nënë Tereza”.

Dy mësuese të gjuhëve të huaja, anglisht dhe frëngjisht, po ashtu u larguan nga shkolla “Leonik Tomeo”.

“Tërmeti” pritet të pasohet nga “cunami” edhe në shkollat e tjera të mesme dhe nëntëvjeçare nën juridiksionin e DAR-it Durrës.

Në këtë kontekst përmendim se arsimtarja veterane dhe mjaft e kualifikuar, Teuta Canaj, u lirua nga detyra e drejtores së shkollës së mesme të përgjithshme “Olsi Lasku” dhe u kalua nëndrejtore në shkollën “Naim Frashri”.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/