Durrës, 27 gusht 2014 – Fillimi i punimeve për zhvendosjen e shatërvanit 85 vjeçar nga sheshi para Bashkisë së Durrësit duket se ka nxitur reagimin qytetar.

Përmes rrjeteve sociale po përhapet orët e fundit një mesazh që i bën thirrje qytetarëve durrsakë të mblidhen në sheshin para Bashkisë, ditën e sotme, ora 13.00 për të kundërshtuar heqjen e “identitetit të qytetit” siç e quajnë organizatorët shatërvanin në fjalë.

Sipas tyre vendimi i çmendur është marrë në kurriz të durrsakëve nga Kryeministria.

“Nje vendim i cmendur eshte marre ne kurriz te Durrsakeve nga Kryeministria! Prishja e Shatervanit te Sheshit para Bashkise Durres! Nje Shatervan i ndertuar ne 1928 bashke me Bashkine Durres! Ai shatervan eshte identiteti i qytetit qe kur u themelua Shteti Shqiptar! Arsyeja??? Kryeministri ka qejf te bej nje shesh sipas shijeve te veta pa pyetur kerkend!!!”,- shkruhet në postim.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/