Persona të paidentifikuar kanë thyer xhamin e pasëm të makinës në pronësi të ish-kreut të FREESH-it në Durrës, Ardit Kërtushës.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, kur makina tip “Ford Fiesta” ka qënë e parkuar në lagjen nr. 5, të qytetit.

Paraprakisht dyshohet se autorët/i kanë vjedhur disa gjëra me vlerë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes është dërguar grupi hetimor dhe aktualisht po kryen veprimet e nevojshme proceduriale dhe po punohet për zbardhjen e plote të shkaqeve e rrethanave të kësaj ngjarje si dhe për identifikimin e kapjen e autorëve/it.

Ardit Kërtusha është një personazh i njohur i jetës politike në Durrës. Ai ka qenë kryetar i Forumit Rinor Euro-socialist në Durrës (FREESH) për disa vite, ndërkohë që pak kohë më parë kandidoi për kryetar të Partisë Socialiste në Durrës.

Pas përplasjeve politike brenda socialistëve, Kërtusha u bashkua me forcat opozitare të drejtuara nga Lulzim Basha.