DURRËS, 11 shkurt 2015 – Drejtoria e policisë e qarkut Durrës njofton se të martën, më 10 shkurt 2015, ka bërë kallëzim 37-vjeçari E. L., banues në Durrës, menaxher në pikën e karburantit “Kastrati”, në autostradë, lagja nr. 14 (Shkozet).
Policia informon se të hënën, më 9 shkurt 2015, ora 20.15, pas ndeshjes së futbollit, të zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” midis Partizanit dhe Skënderbeut, persona të paidentifikuar (dyshohen se janë tifozë të klubit kryeqytetas) kanë vjedhur në market. Ata kanë marrë 10 kanaçe me pije energjitike, 20 kanaçe me pije freskuese dhe 20 copë “Molto” dhe janë larguar pa paguar.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





