Durrës, 10 qershor 2014 – Ajo që dukej si thikë nuk ka rezultuar e tillë pas ekspertimit të bërë nga policia. Gjithsesi, ky fakt nuk i ka penguar forcat e rendit që të nisin procedimin penal në gjendje të lirë për një 26 vjeçar nga Zall Herri, Tiranë, që ka kërcënuar me biçak një 47 vjeçar nga Durrësi, me iniciale T.R. Ngjarja është regjistruar në zonën e plazhit, një ditë më parë.

Po për motive të dobëta, 36 vjeçari F.K. nga Durrësi ka kanosur me fjalë të riun D.A., 28 vjeç, në lagjen nr.3 të qytetit bregdetar. Edhe në këtë rast policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin F.K.

Në të dy rastet, mbi të proceduarit rëndon akuza “Kanosje”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/