DURRËS, 5 tetor 2014 –Portet e Durrësit, Tivarit dhe Levante janë caktura zona pilot për gjurmimin e ngarkesave të rrezikshme detare.

Sikurse njofton drejtoria e përgjithshme ekzekutive e ndërmarrjes shtetërore  Autoriteti Portual Durrës (APD), më 28-29 tetor 2014, në Budva (Mal i Zi), është zhvilluar takimi i 7-të ndërkombëtar i projektit  ADB [Adriatic-Danube-Black Sea: Adriatik-Danub-Deti i Zi] Multiplatform, pjesë e të cilit është dhe APD-ja.

Autoriteti Portual Durrës ka kontribuar në hartimin e një harte të funksionimit të

korridoreve të lëvizjes së mallrave në zonën e SEE (South East Europe – Europa

Juglindore), duke dërguar të dhëna për lëvizjen e ngarkesave të mallrave në këto

korridore, me qëllim realizimin e një prej objektivave më të rëndësishëm të projektit, që është gjurmimi i ngarkesave që kalojnë nga këto korridore.

Projekti synon monitorimin e cilësisë së korridoreve nëpërmjet shkëmbimit të informacioneve midis vendeve partnere të projektit si edhe komunikimin online për një transport sa me efikas dhe me sa më pak efekte mbi mjedisin.

Për këtë qëllimi do të shërbejë edhe ngritja e  MDC-ve (Multimodal Development Centre – Qendër Multimodale Zhvillimi) në secilin nga vendet.

Pjesë e këtij projekti është edhe krijimi i një baze të dhënash për monitorimin e ngarkesave në zonën pilot Durrës-Tivar-Levante, që veçanërisht do t’i shërbejë gjurmimit të ngarkesave të rrezikshme nëpërmjet transportit detar.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/