Një tjetër aksident është regjistruar në qytetin e Durrësit, respektivisht në lagjen nr.14.
“DurrësLajm” mëson se mesditën e sotme një motor ka përplasur një biçikletë.
Si pasojë e përplasjes, një person është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet pranë bluzave të bardha në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e bluve të qytetit bregdetar.





