Durrës, 25 mars 2014 – Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka nisur një tur mbarëkombëtar takimesh me popullin. Ai dhe disa vartës të tij duke filluar nga Durrësi do të mbajnë një sërë takimesh me popullin për të dëgjuar dhe për t’u informuar drejtpërsëdrejti për hallet dhe telashet e njerëzve. Siç doli nga takimi i Durrësit shumica e hallexhinjve kanë problemin e strehimit, kësaj plage të hidhur të tranzicionit.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve “Dyrrah” e pyeti Avokatin e Popullit, Igli Totozani se cili ishte komenti i tij për së paku 14 shkrime të së përditshmes “Sot”, që akuzojnë z. Totozani, bashkëshorten e tij si edhe Ambasadorin e Komunitetit Europian në Tiranë z. Sequi për shpërdorim të fondeve të Komunitetit Europian për shoqërinë civile shqiptare. Përgjigja e avokatit Totozani ishte lakonike: Nuk kam asnjë koment!

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/