19 qershor 2015 – Dy muzikantë spanjollë interpretuan mbrëmjen e kaluar në Durrës një pjesë të repertorit të tyre me muzikë tradicionale nga rajoni i Galicisë.

Koncerti i organizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Spanjës në Shqipëri, mblodhi në Klubin e Artit dhe Kulturës në Durrës mjaft artdashës të moshave të ndryshme.

Daniel Bellon dhe Diego Maceiras sollën për dëgjuesit mjaft miniatura nga tradita muzikore e rajonit veriperëndimor të gadishullit Iberik, si dhe pjesë të kompozuara prej tyre.

Instrumentistë me përvojë si në veglat e frymës, ashtu edhe në ato me korda, dy bashkëmoshatarët 30-vjeçarë nga qyteti i Ferrolit krijuan një atmosferë të veçantë në klubin e mirënjohur për realizimin e projekteve të tilla.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/