DURRËS, 20 nëntor 2014 –  Rënia e dallgëzimit në detin Adriatik, më 19 dhe 20 nëntor 2014, ka bërë që tragetet e linjave me Italinë të mbërrijnë para afatit.

Kështu në linjën Bari-Durrës, më 20 nëntor 2014, trageti “Horizon” i kompanisë “European Seaways” ka mbërritur në portin shqiptar në orën 6:40 ose 1 orë e 20 minuta para; “Bari” i kompanisë “Wavelord Navigation Co Ltd” mbërriti në orën 7:25 ose 35 minuta para; “Aurelia” i kompanisë “Adria Ferries” në orën 7:40 ose 20 minuta para.

Trageti i linjës Durrës-Ankona “AF Marina” i kompanisë “Adria Ferries” mbërriti fiks në orar, 9:00, dhe u nis në itinerarin Durrës-Trieste-Ankona në orën 13:50 ose 10 minuta para orarit të parashikuar.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/