Në kohën kur kuzhinat e restoranteve dhe hoteleve po ndjejnë mungesën e fuqisë punëtore për shkak të emigrimit jashtë shtetit të forcës aktive për punë, Moguntia Food Group, në bashkëpunim me Multivac Group, vijnë me propozime konkrete për të përshpejtuar procesin e gatimit.
Në një trajnim që këto dy kompani zhvilluan në restorantin e njohur “Aromë deti” në Durrës, më shumë se 20 shefa kuzhine nga gjithë Shqipëria u njohën nga afër me gamën e gjerë të produkteve bio dhe përbërësve të shumtë për përmirësimin e shijes, por edhe komoditetin dhe shpejtësinë e gatimit me teknikat e reja.
Menaxherja e Multivac Group, Laerta Metushi, shpjegon se tashmë të gatuarit mund të kthehet në një proces mjaft të shpejtë dhe që nuk kërkon shumë staf.
Ndërsa administratori i “Dy Kitarave”, Adil Beqiraj, thekson rëndësinë që ka kjo gamë e gjerë produktesh sidomos për shërbimet katering dhe kuzhinat që punojnë me menu fikse.
Në përfundim të trajnimit, shefat e kuzhinës nga disa prej restoranteve më të njohura në Shqipëri u njohën nga afër me teknologjinë e avancuar inovative dhe portofolin gjithëpërfshirës të produkteve të dy kompanive me eksperiencë shumë të gjatë në këtë fushë.