Rritja e transparencës në Gjykata ka krijuar përplasje midis ruajtjes së anonimatit të të dhënave personale dhe transparencës në hedhjen e shortit të çështjeve nga gjyqtarët.

E këtij mendimi është kryetarja e Gjykatës së Shkallës së Parë të Durrësit, Joana Qeleshi, e cila tha se shorti elektronik garanton transparencën, por cënon dhe nuk ruan anonimatin e të dhënave personale të personave që kanë çështje gjyqësore.

Tritan Hamitaj, kreu i Gjykatës së Apelit dhe kreu i organit të akuzës në Apelin e Durrësit, folën mbi procedimet disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Këto tema u trajtuan gjerësisht me pedagogë e studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit gjatë aktivitetit të zhvilluar me rastin e ditës Kombëtare të Drejtësisë.

Gjatë aktivitetit, pati pyetje të shumta nga ana e pjesëmarrësve studentë, pedagogë, avokatë e njerëz të interesuar.

Bërja publike e të dhënave personale ishte edhe një prej çështjeve delikate e problematike, për të cilat ka folur edhe komisioneri Europian për të drejtat e njeriut, i cili nënvizoi se të dhënat personale të shtetasve duhet të mbrohen me ligj. 

K.H.