Tre shtetas janë arrestuar në Durrës, për drejtim mjeti në mënyrë të kundërligjshme.

Në pranga ranë:

  • A. L., 50 vjeç, pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe drejtonte mjetin në gjendje të dehur;
  • V. K., 25 vjeç, banues në Kosovë, u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi;
  • F. M., 33 vjeç, drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe u përplas me një tjetër automjet, duke shkaktuar dëme materiale.

Njoftimi i Policisë:

  • Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
  • A. L., 50 vjeç, banues në Durrës, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur;
  • V. K., 25 vjeç, banues në Kosovë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
  • F. M., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. K., me pasojë dëme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.