Tre djem të mitur akuzohen nga policia e Durrësit se kanë kryer vjedhje një një shkollë të qytetit.

Djemtë e moshës 13 dhe 16 vjeç, dyshohet se janë futur në një shkollë 9-vjeçare ku kanë marrë bazë materiale.

Sipas informacioneve të policisë, mësohet se më datë 25.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin L.Zh, vjeç 16, banues në Durrës.

Dyshohet se ai ka kryer vjedhjen në bashkëpunim me shtetasit E.Zh dhe B.H, të dy 13 vjeç dhe banues po në Durrës.

Vijojnë hetimet për këtë rast.