· Djegur pjesërisht ambulanca Fiat Dukat me targa KR 0479 A, në pronësi të qendrës shëndetësore Fushë-Krujë
DURRËS, 29 shtator 2014 – Tri zjarre në 2 ditë kanë djegur plotësisht apo pjesërisht tri makina.
E DIEL. AUTOAMBULANCA E FUSHË-KRUJËS
Sipas forcave ligjzbatuese të qarkut të Durrësit dhe Krujës, të dielën, më 28 shtator 2014, ora 17.40, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht ambulanca Fiat Dukat me targa KR 0479 A, në pronësi të qendrës shëndetësore Fushë-Krujë, parkuar këtu prej 7 vitesh, tërësisht i amortizuar e jashtë funksionit; dyshohet se zjarri ka qenë aksidental.
E PREMTE. NJË “PORCHE” DHE DY “BENZ”-A
Të premten, më 26 shtator 2014, rreth orës 03.00, në lagjen nr, 13 (Plazh), sektori Teuta është djegur plotësisht Benz-i me targa AA 474 IP në pronësi të shtetasit G. M., 38 vjeç, dhe pjesërisht Benz-i me targa AA 025 AI, në pronësi të shtetases L. M., 60 vjeçe, të parkuar afër njëri-tjetrit.
Të premten, më 26 shtator 2014, ora 23.30, në lagjen nr. 8 Durrës ka rënë zjarr dhe u dogj pjesërisht një Porche në përdorim të H. G., 35 vjeç, banues në Durrës, të cilin ky shtetas e kishte parkuar pranë pallatit, ku banonte.
Për të dy këto raste, deri të hënën, më 29 shtator 2014, nuk është përcaktuar shkaku i flakëve.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





