I vetmi treg i fruta-perimeve në Durrës është kthyer në një hambar të plehrave të qyteit. Në një pisllëk të pashoq, perimet dhe frutat kalben rrugicave të lagjjes, ndërsa era e rëndë mbytëse është prezent kudo. Këtu cdo të hënë tregu mbyllet, për tregëtarët, që bankinat të pastrohen nga mbeturinat e kalbësirat e shpërndara gjithandej. Banorët deklarojnë se papastërtia është në nivelet më të larta në ambientet e përbashkëta, madje jo rallë herë midis banorëve dhe tregtarëve që kanë zaptuar cdo metër hapsirë publike, ka patur edhe debate dhe sherre.

"Eshtë papastërti, këtu tregëtarët kanë zaptuar të gjitha hapesirat, dhe plehrat na i lënë në dyert e pallateve. Erë e rëndë ngado," – thotë një grua. "Sot kanë ditën që duhet të lajnë tregun, dhe tregëtarët janë pushim. Por, të larë i thëncin, sepse pisllëku në këtë treg nuk lahet kurrë. Vetëm shihni se si ëhstë bërë tregu, të gjitha paguajnë taksa e detyrime. Por, papstërtia është në nivelet më të larta në treg. Tregtarët që shesin jashtë e bëjnë edhe më keq situatën," – thotë një tjetër tregtar. "Nga rrëmuja e madhe që është këtu, nga qameti e kaosi që bëhet, na vjedhin portofolët. Në treg vijmë të bëjmë pazarin, por na vjedhin, se hajdutët ruajnë rastin ngaqë ka shumë kaos e rrëmujë, ujku mjegull do dhe këtu cfarë nuk ndodh," – thotë një i moshuar.

Tregu në Durrës u ndërtua 15 vjet më parë, kur popullsia ishte më e vogël. Tani domodsoshmërisht ka dalë neveoja për ndërtimin e një tregu të ri. Tregëtarët që shesin brenda tregut tregtojnë në bankina të vjetra e në papastërti. Jashtë është edhe më keq. I gjithë Durrësi dyndet në disa hapesira të ngushta, ku tregtarët e licensuar dhe ambulantë grinden edhe për një pëllëmbë vend.

K. H.