Tregu i improvizuar agroushqimor tek Fusha e Rërës në Durrës është braktisur tërësisht nga tregtarët e fruta perimeve.

Bankinat që u vendosën muaj më parë ndodhen të hedhura përgjatë gjithë gjatësisë së fushës.

Në muajin korrik 2021, tregtarët kundërshtuan zhvendosjen, pasi tregu i improvizuar ishte larg qendrës së qytetit.

Realiteti që të ofron sot kjo fushë dëshmon se zgjidhja e ofruar nga autoritetet lokale nuk u mbështet nga shitësit.

Rikonstruksioni i markatës nuk ka përfunduar ende, ndërsa tregtarët ushtrojnë aktivitetin ku të munden.

Punimet nisën në datë 12 korrik dhe duhet të përmbylleshin brenda 112 ditëve.

Sipas bashkisë, shtyrja e afatit të përfundimit të rikonstruksionit ka ndodhur për disa arsye.

Evidentimi i një shtrese betoni gjatë gërmimeve dhe problemet e pronësisë kanë shkaktuar vonesat.

Tregtarët ende nuk dinë afatin konkret se kur do të përfundojë rikonstruksioni i markatës.

M.B.