DURRËS, 14 maj 2014 – Edhe shinat shtetërore duan naftë pa akcizë.
Hekurudha Shqiptare po përjeton vështirësi të shumta, ku një ndër faktorët që rëndon, është edhe nafta që merret me çmimin e tregut.
Sipas drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv të shoqërisë publike Hekurudha Shqiptare (HSH) sha Genc Alizoti, blerja e karburantit me çmimin e tregut ka ndikuar në uljen e të ardhurave, e cila u reflektua në shkurtimin e numrit të punonjësve me 160 vetë para pak kohësh.
Z. Alizoti thekson se një ndër rrugët e mundshme të përballimit të problemeve është ulja e çmimit të karburantit, pasi transporti me shina është konsumues sasish të mëdha nafte.
HSH shaka gati edhe një skemë, që iu parashtrua Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës për furnizim me karburant pa akcizë.
/th. m. agjencia lajmeve “Dyrrah”/





