DURRËS, 11 tetor 2014 – I ndodhur në vështirësi për sigurimin e hekurishteve shqiptare, metalurgjiku turk i Elbasanit detyrohet të sjellë në portin e Durrësit 7 250 tonë skrap me tri “kombësi”, madje duke bashkëpunuar me hebrenjtë, kurse ukrainasit bëjnë biznes me… rusët pushtues.
Të shtunën, Më 11 tetor 2014 kanë mbërritur në radë dy anije me ngarkesë skrapi për “Kurum”-in: 38-vjeçarja Milton me flamur shqiptar e port regjistrimi Durrësin sjell 2 mijë tonë nga Spliti i Kroacisë dhe 45-vjeçarja Catrin 1 me flamur moldavian dhe port regjistrimi Xhurxhuleshti (Giurgiulești) dhe pronar ukrainas sjell 3 200 tonë nga porti i Federatës Ruse Azov, nga ku është nisur më 29 shtator 2014; të dy mjetet lundruese do të shkarkohen në kalatën nr. 11 të Terminalit Lindor.
Rrugës për në Shqipëri lundron (në mesditën e 11 tetorit 2014 ndodhej në jug të Greqisë) 16-vjeçarja GB Pacific GB Pacific flamur izraelit me 2 050 tonë nga porti hebre i Ashdodit, nga ku është nisur më 8 tetor 2014.
Gjithsej grupi “Kurum” ka importuar me këta tre transportues 7 250 tonë mbeturina metalike, ndërkohë që më 6 tetor 2014 po shkarkon në Terminalin Lindor anijen Columbia 10 141 tonë hekur rrotativ, prodhim i gatshëm kinez.
Info
1/ Milton
Nr. IMO: 7607467.
Tonazhi: 2440 tonë.
Gjatësi × gjerësi: 81.21 m × 11.94 m.
Viti i ndërtimit: 1976.
Ndërtues: kantieri Scheepswerf Bodewes Ton – Franeker, Holandë.
Pronar & menaxhues: Zotaj Shipping & Trading – Durrës.
2 / Catrin 1
Nr. IMO: 8866943.
Tonazhi: 3280 tonë.
Gjatësi × gjerësi: 114 m × 13.23 m.
Viti i ndërtimit: 1969.
Ndërtues: kantieri Zavody Tazkeho Strojarstva – Komarno, Sllovaki.
Pronar & menaxhues: SVS Management – Izmail, Ukrainë.
3 / GB Pacific
Nr. IMO: 9135834.
Tonazhi: 5820 tonë.
Gjatësi × gjerësi: 102.83 m × 15.94 m.
Viti i ndërtimit: 1998.
Ndërtues: kantieri Astilleros de Huelva, Spanjë.
Pronar & menaxhues: Lithuanian Shipping – Klaipeda, Lituani.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





