U fut mbrëmjen e së martës mes turmës së njerëzve në bulevardin “Epidamn” në Durrës, por ky veprim i ka kushtuar shtrenjtë. Shtetasi V.D. 52 vjeç ka përfunduar në prangat e policisë.

Natën e mbrëmshme, “DurrësLajm” publikoi momentin kur me mjetin e tij 52-vjeçari u fut mes turmës, por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar. Sipas policisë, ai ishte nën ndikimin e alkoolit.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. D., 52 vjeç, banues në Britaninë e Madhe, pasi mbrëmjen e djeshme, ka qarkulluar me automjet në bulevardin “Epidamn”, ku po zhvillohej një aktivitet. Pasi u ndalua nga shërbimet e Policisë, iu bë testi i alkoolit dhe rezultoi në gjendje të dehur. Ky rast është publikuar edhe në rrjetet sociale”,- njofton policia.