Policia ka bërë të mundur identifikimin e viktimës që u gjet i pajetë dy ditë më parë në një trotuar në Durrës.

Nga veprimet e kryera rezultoi se, është shtetasi H.R., vjeç 58, banues në Durrës, ndërsa shkaqet që kanë çuar në vdekjen e tij mbeten ende të paqarta, por do të jetë ekspertiza ajo që do t’i përcaktojë ato.

58-vjeçari u gjet i vdekur në rrugën “Vëllazërimi” në lagjen nr.17 të qytetit bregdetar më datë 27 janar.

Sipas policisë, personi që ka humbur jetën, është gjetur në trotuar nga kalimtarët, që kanë njoftuar më pas policinë dhe urgjencën.