Një 52-vjeçar nga Durrësi ka ndërruar jetë pas një sherri me një 18-vjeçar. Ngjarja është regjistruar disa ditë më parë në fshatin Arapaj.

Burime nga policia vendore bëjnë të ditur për “DurrësLajm” se 4 ditë më parë, 52-vjeçari, i cili njihet në zonë si konsumues alkooli, është përfshirë në një konflikt me një të mitur.

Gjithçka ka nisur pasi 52-vjeçari kishte sharë një të mitur dhe ky i fundit i ka treguar vëllait të tij. 18-vjeçari ka shkuar dhe e ka qëlluar disa herë me grushta 52-vjeçarin.

Në gjendje të rëndë, 52-vjeçari është dërguar në spital, ku ndërroi jetë ditën e hënë.

Policia e Durrësit ka arrestuar 18-vjeçarin.