Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi u kap duke drejtuar makinën pa leje drejtimi. Gjithashtu gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet një patentë e falsifikuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar arrestuan në flagrancë shtetasin G. S., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet dhe u sekuestrua një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.