Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona, për vepra të ndryshme penale.

Mësohet se në pranga ka përfunduar një 19-vjeçar, banues në fshatin Kullë, Durrës, pasi është kapur duke vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale K. D., 42-vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targa.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin I. Ç., 19 vjeç, banues në fshatin Kullë, Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur një shumë parash në pikën e këmbimit valutor në pronësi të shtetasit E. V. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një shumë parash.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. D., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.