DURRËS, 14 tetor 2014 –  Aksionet për prerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike si dhe të kontratave debitore do të vijojnë çdo ditë në Durrës, teksa javën në vazhdim e kanë nisur me publikimin e një liste prej 11 biznesesh që nuk pranonin të paguanin detyrimet e mëdha, si dhe prerjen e 350 lidhjeve të paligjshme.

Të martën, më 14 tetor 2014, puna e specialistëve të drejtorisë rajonale të Durrësit në Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ish-ÇEZ, është përqendruar në zonën e Shkozetit dhe përgjatë autostradës Durrës-Tiranë.

Aksionet për prerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike si dhe të kontratave debitore do të vijojnë çdo ditë në Durrës.

Ndërkohë OSHEE-ja e Durrësit njofton në faqen ueb se gjatë një aksioni të zhvilluar në ditën e parë të javës, të hënën, më 13 tetor 2014, u bënë prerjet e lidhjeve të paligjshme për 11 biznese, që nuk kanë pranuar të paguajnë energjinë elektrike.  

Këta pajtimtarë kanë grumbulluar borxhe të konsiderueshme energjie elektrike, ndaj ndërhyrja me prerjen e lidhjeve të furnizimit ka qenë masë e domosdoshme, thotë OSHEE-ja bregdetare, që publikon listën e mëposhtme (shih poshtë faksimilen e njoftimit, pjesa e mbuluar me ngjyrë blu)

1. Kujtim Kasa, bar restorant

2. Albion Konstruksion hotel bar restorant

3. Ali Ferra bar restorant

4. Agim Plaku bar kafe

5. Zyfer Llukaj bar kafe

6. Blembo Konstruksion ngritje kantieri

7. Beqir Navalla hotel  Nacional

8. Shpëtim Hyka bar restorant

9. Shefqet Estrefi dyqan

10. Jonuz Kasa bar restorant

11. Zef Çupi hotel  Romano.

Po ashtu punonjësit e kompanisë kanë ndërhyrë duke shkëputur rreth 350 lidhje debitore të energjisë elektrike, si në pajtimtarë familjarë ashtu edhe privatë. 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/